Aktorja e njohur bëhet nënë në moshën 41-vjeçare, zbulon emrin e vajzës

Aktorja e njohur, Christina Riçi është bërë nënë për herë të dytë në moshën 41-vjeçare. Ajo dhe burri i saj, Mark Hampton kanë mirëpritur një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Kleopatra.

Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë aktorja përmes një foto të publikuar në Instagram, krahas së cilës ka shkruar:” Mirë se vini në botë, vogëlushja Cleopatra Riçi Hampton ❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️”.

Hampton gjithashtu ndau disa foto nga spitali në Instagram Story, duke përfshirë një foto të ëmbël të momenteve të para të Riçi me vajzën e tyre.

“Çfarë mëngjesi vërtet emocionues, kurrë nuk kam qarë aq shumë”, ka shkruar ai.

Share With:
Translate »
156 Views