Gjenerata Beta! Personazhet e njohura që do bëhen nëna në 2025-ën

2025-a siç duket do të jetë vitit i nënave VIP. Kjo pasi menjëherë sapo hyri viti i ri, publiku shqiptar u njoh me lajmet e bukura të shtatzënive që na zbuluan disa nga personazhet e njohura shqiptare.

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri e cila i dha fund beqarisë pak javë më parë, përmes një video të ndarë në Tik Tok, ka bindur fansat se është vërtetë shtatzënë. Barku i saj duket mjaftueshëm i rrumbullakosur për të bindur ndjekësit se është shtatzënë, por ende nga vetë këngëtarja nuk ka asnjë konfirmim.

@dafinazeqiriiiiii

♬ original sound – Dafina Zeqiri

Aktorja Eliona Pitarka gjithashtu përmes një video të ndarë në instagram, ka zbuluar se është sërish shtatzënë. Ajo është nënë e dy vajzave dhe pritet të bëhet mama për herë të tretë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka)

Balerina e njohur Isida Mollaymeri e ndau lajmin e bukur të shtatzënisë së saj gjithashtu në fillim të janarit. Madje Isida na ka zbuluar se çifti janë në pritje të një vajze.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Isida Mollaymeri (@isidamollaymeri)

Einxhel Shkira, një mama për herë të dytë. Moderatorja e ndau lajmin e bukur në fillim të vitit të ri, kohë që përkonte me shtatzëninë e saj të tri viteve më parë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Einxhel Shkira (@einxhel_shkira)

Ah dhe mos harrojmë, këto mama do të jenë zyrtarisht prindër të fëmijëve të gjeneratës Beta.

Share With:
Translate »
128 Views