Gazetarja Fiori Dardha prek me postimin për nënën e ndjerë: “Ndihuni të bekuar/a që thoni: JAM TE MAMI”

Gazetarja e njohur Fiori Dardha, ka prekur ndjekësit me postimin e saj në instagram.

Mamaja e saj e ndjerë prej 4 vitesh nuk jeton më dhe kjo mbetet një boshllëk që sa vjen e thellohet në zemrën e gazetares. Përpos dhimbjes që ajo ndien, Fiori ka ndarë dhe një mesazh shumë domethënës ndër rreshta, duke shkruar se: “Shkoni sa më shpesh tek to, kaloni sa më shumë kohë pranë tyre dhe ndihuni të bekuar/a që keni ende mundësi të thoni: JAM TE MAMI”.

“Nuk ka rëndësi nëse je 20, 40, a 60 vjeç. Ajo shprehja “PO SHKOJ TE MAMI” mbetet përherë burim lumturie, sado vite të kesh mbi supe.

Te shtëpia e mamit jemi përherë fëmijë! Për atë strehëz kemi përherë nevojë! Aty gjejmë përherë shpëtim!

Prej 4 vitesh, nga goja ime nuk del më “Po shkoj nga mami” dhe kjo dhemb shumë!

Shtëpia është aty, mban ende aromën e saj, por mungon ajo që të ngroh shpirtin: MAMI!

Si sot, 4 vjet më parë, e shtrenjta ime iku përgjithmonë… Sa e trishtë kjo ditë!

Lum kush i ka nënat!

Shkoni sa më shpesh tek to, kaloni sa më shumë kohë pranë tyre dhe ndihuni të bekuar/a që keni ende mundësi të thoni: JAM TE MAMI”, ka shkruar gazetarja.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FIORI DARDHA (@fioridardha)

Share With:
Translate »
42 Views