Zhurmat e fëmijëve janë muzika e shtëpisë

Për fat të keq ne këtë muzikë të jetës dhe vazhdimësisë nuk e durojmë dot. Kujtoni shprehjet . “pushoni se na shurdhuat”, “na nxorën mendjen”  dhe mund të vazhdoj duke rreshtuar shprehjet e bezdisë nga zërat e fëmijëve.

Kur do të vendosim ta braktisim këtë mënyrë të sjelluri, këtë mungesë të shijimit të zërave të fëmijëve dhe shmangien e shprehjeve etiketuese e bezdisëse për fëmijët. Kjo mënyrë e të perceptuarit të zërit dhe sjelljeve të fëmijëve si bezdi, na bën keq të dy palëve.

Fëmijëve ua vrasim fëmijërinë, ndërsa veten e fiksojmë në një gjendje mërzie e bezdisje. Të dyja këto gjendje, janë shkaktare për zbehjen e kënaqësisë, për raporte problematike si me veten, me tjetrin, por edhe me njeri-tjetrin (prind-fëmijë) e deri te sëmundjet.

Lira Gjika

Share With:
Translate »
172 Views