Gjeniu i vogël po merr diplomën e universitetit që në moshën 9-vjeçare

Një djalë “gjeni” në Belgjikë është duke përfunduar diplomën e universitetit që në moshën 9-vjeçare.

Laurent Simons po studion inxhinieri elektrike te universiteti teknologjik i Eindhovenit, një degë që është e vështirë edhe për nxënësit e rritur.

Stafi e përshkruan Laurentin si “thjesht të jashtëzakonshëm”, dhe ai pritet ta përfundojë diplomën këtë dhjetor.

Dëshira e tij është të vazhdojë një program doktorature si dhe të mësojë për mjekësi, siç thotë babai i tij për CNN.

Talentin e tij e zbuluan të parët gjyshërit. Prindërit nuk i besuan fillimisht, menduan se po e tepronin nga krenaria prej gjyshërish, por shumë shpejt u konfirmua edhe nga shkolla.

Share With:
Translate »
428 Views