Gjergj Leka i dedikon këngë Rudina Magjistarit: “Nënat urojnë vajzën: Bëhu zonjë si Rudina” | Video

Rudina Magjistari vjen çdo ditë në shtëpitë tona me programin e saj të pasdites. Ajo është kthyer në moderatoren e dashur për të gjithë duke na argëtuar dhe trajtuar tema të ndryshme në studion e saj. Ditën e sotme, i ftuar ishte kantautori Gjergj Leka. Ai i kishte përgatitur një surprizë shumë të veçantë Rudinës për miqësinë dhe mbështetjen që moderatorja i kishte dhënë. Një këngë për Rudinën me fjalët më të bukura ku ndër to përmendim:
Baballarët, djemtë mësojnë
të jenë burra, të jenë trima
ndërsa nënat urojnë vajzat
Bëhu zonjë si Rudina.

Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme. /Kids’ Time/

Share With:
Translate »
1249 Views