U vra nga bashkëshorti në sy të vajzës 4-vjeçare, flet e motra e Gjulianës: E kërcënonte se do i vriste vëllanë dhe babanë

Shqipëria Live – Të dielën e 9 janarit ndodhi një ngjarje e rëndë në Qarkun e Shkodrës. 50-vjeçari Nikolin Hila vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij 40-vjeçare, Gjuliana Topalli. Ai shkoi në shtëpinë e kësaj të fundit dhe e kërkoi që ta takonte.

Babai i të ndjerës nuk e lejoi, por nga debati doli 40-vjeçarja. E teksa Nikolini i kërkoi llogari se pse kishte shkuar në një restorant, ai ka nxjerrë automatikun dhe e ka qëlluar duke e lënë të vdekur në vend.

E gjithë kjo skenë e rëndë ka ndodhur në sytë e vajzës së tyre 4-vjeçare. Më vonë, Nikolini ka qëlluar dhe veten me armë dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Ditën e sotme ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, motra e së ndjerës. Ajo u shpreh se ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë me Gjulianën, e cila i tregonte çdo hall dhe problem.

U vra nga bashkëshorti në sy të vajzës 4-vjeçare,

“Motra çdo hall e problem e ka qarë me mua. Jam nën kërcënim më thoshte. Ka ardhur çdo ditë dhe ka terrorizuar familjen time. Donte ta merrte motrën”, tregoi motra e të ndjerës.

E pyetur nëse Nikolini e ka dhunuar, ajo u shpreh se “po”. “E ka rrahur disa herë, edhe nëna ia ka pa në trup shenjat”, shtoi motra e Gjulianës.

Më pas ajo u shpreh se nuk e kanë denoncuar, pasi Nikonili e kërcënonte në mënyra të ndryshme.

“Kishim frikë se e kërcënonte. Po më denoncove në shtet i thoshte të vras vëllain, babën”, përfundoi ajo.

Share With:
Translate »
77 Views