Gjiko dhe Elita ndajnë momentet më të bukura të fundjavës në Tiranë: Kur kemi njëri-tjetrin…

Moderatorja e njohur dhe njëherazi partnerja e Gjikos, Elita ka ndarë së fundmi disa foto nga fundjava e kaluar në Tiranë së bashku me  reperin dhe djalin e tyre, Zëri. Dyshja ka shijuar diellin dhe natyrën në malin e Dajtit, duke udhëtuar me ‘Dajti Express’.

“Kur kemi njëri-tjetrin, kemi gjithçka”, ka shkruar Elita krah postimit ku Gjiko shfaqet me Zërin në krahë brenda teleferikut të Dajtit.

Kjo vizitë e Elitës dhe Gjikos ka bërë që dyshja të shijojnë edhe ushqimet tradicionale të vendit tonë.

Me postimet në ‘Instastory’, Rudi ka zbuluar se së bashku me Gjikon do të jenë pjesë e puntatës së radhës në ‘Shiko Kush Luan’.

Kujtojmë se Elita momentalisht është në pritje të fëmijës së saj të dytë, që do të jetë vajzë.

 

 

Share With:
Translate »
403 Views