Halloween në shtëpinë e Arbanës, ja si u maskua Joni dhe Eduarti

Mbrëmjen e djeshme, moderatorja Arbana Osmani ka kërkuar ndihmën e ndjekësve të saj në Instagram për të siguruar disa syze që dëshiron t’i përdorë për Halloween. Ajo ka publikuar në InstaStory foton e një kostumi për festën, ndërsa krahas saj shkruan:

“Ku mund të gjej syze si këto, të madhësive të ndryshme dhe që të mos kushtojnë sa qimet e kokës se vetëm nesër na duhen.”- janë fjalët e moderatores.

Nga ana tjetër, Eduarti ka publikuar në InstaStory të njëjtën foto të Arbanës, ndërsa krahas saj i lutet ndjekësve të mos e ndihmojnë, pasi nuk dëshiron të veshë një kostum të tillë.

“Aman mos i tregoni se do të më veshi kështu dhe mua”- shkruan regjisori duke na shkrirë së qeshuri.

Keq na vjen por pavarësisht lutjes së tij Arbana i ka gjetur syzet dhe i veshi atij kostumin e Halloween. Ajo ka postuar në Instastory disa video nga festa e frikshme në shtëpinë e tyre, ku Edi me Jonin shihen me kostumin e bardhë dhe me syze, teksa moderatorja nuk i mban dot të qeshurat.

“Fantazma e vogël dhe fantazma e madhe”- ka shkruar Arbana mbi video.

Nuk ka munguar as një reagim nga ana e Edit, i cili ka rishpërndarë videon në Instastory, duke shkruar me nota humori “Nuk shpëtova dot”.

Epo, s’kishte si të ndodhte ndryshe!

Share With:
Translate »



1651 Views