Gjikos iu plotësua dëshira! Elita Rudi ndryshon look pak para se të bëhet nënë për herë të dytë

Reperi Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi kanë një histori të lezetshme njohjeje, e cila nisi kur Elita (asokohe bjonde), intervistoi për herë të parë Gjikon.

Reperit të cilit duket se ia bëri zemra “bam” me shikim të parë, i tha moderatores se ajo do të bëhej gruaja e tij me një kusht: T’i bënte flokët e zeza.

Elita u kthye në brune, ajo dhe Gjiko nisën një romancë, u fejuan, u martuan, u bënë prindër të Zërit dhe tashmë po presin edhe një vogëlushe.

Që nga ajo kohë, moderatorja tentoi sërish të kthehej në bjonde megjithëse Gjiko nuk e preferon aspak këtë look.

Por, kjo pamje nuk zgjati shumë dhe dëshira e reperit u plotësua sërish!

Pas tentativave për të hapur ngjyrën e flokëve të saj, Elita u kthye në brune ndërsa ka ndarë edhe një foto në Instagram.

“Kujt i mungoi Eli e vjetër? Iu riktheva të zezës”- shkroi moderatorja krahas postimit ku vërshuan komplimentet, ndërsa shumë prej ndjekësve i kërkonin t’i qëndronte besnike kësaj ngjyre.

 

Po ju si e pëlqeni më shumë Elitën?

Share With:
Translate »
6633 Views