Gjimnazistët shkodranë fituan vendin e parë në festivalin ndërkombëtar INTEL AI
Gjimnazistët e “28 Nëntorit” i ka përshëndetur për fitoren dhe kryeministri i vendit, Edi Rama.
Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Rama shkruar se të rinjtë kishin një super gjetje për lehtësimin e trafikut në qytet, një projekt inovator përmes inteligjencës artificiale, falë programit të Kodimit dhe punës të mësuesve të TIK.
“Mirëmëngjes, dhe me Ermin, Gertin dhe Endrin, tre të rinjtë e talentuar të Gjimnazit “28 Nëntori” të Shkodrës, të cilët fituan vendin e parë në festivalin ndërkombëtar INTEL AI, me super gjetjen e tyre për lehtësimin e trafikut në qytet, një projekt inovator, përmes inteligjencës artificiale, falë programit të Kodimit dhe punës fantastike të mësuesve të TIK”, shkruan kryeministri Rama në “Facebook”.