“Gjithçka që jam, jam për ju”/ Naomi Campbell poston FOTOT e rralla me fëmijët
55-vjeçarja ka publikuar 3 fotografi ku shfaqet përballë detit me dy fëmijët e saj, 2 dhe 4 vjeç. Në imazhet në fjalë, ajo shfaqet teksa njërin e mban për dore dhe tjetrin në krah, teksa të 3 shkojnë drejt detit.
“Plot gëzim, ne kërcejmë shtatë valë me dy foshnjat e mia të dashura, rrahjet e zemrës sime, engjëjt e mi të përjetshëm. Gjithçka që jam, jam për ju”, shkruan supermodelja bashkëngjitur me fotot që janë pëlqyer dhe komentuar shumë nga fansat e saj.
Kjo është një nga të paktat herë që 55-vjeçarja ndan imazhe me fëmijët e saj, duke ruajtur gjithmonë një nivel të lartë privatësie. Edhe në këtë rast, fytyrat e tyre nuk janë zbuluar, të dy shihen me kurriz drejt kamerës, duke ruajtur intimitetin e familjes.
Kujtojmë se Naomi Campbell u bë nënë për herë të parë në vitin 2021 dhe më pas sërish në vitin 2023, përmes një nëne zëvendësuese. Që nga ajo kohë, modelja ka qenë një zë mbështetës për gratë që dëshirojnë të përjetojnë amësinë, pavarësisht moshës.