Vogëlushja në Gaza i ofron ushqim gazetarit, duke menduar se dhe ai është i uritur
Në rrënojat e Gazës, atje ku jeta është kthyer në hi e pluhur, një vogëlushe e vogël sa një dritë e mbetur shprese u ul mes gërmadhave, me një copë bukë në dorë ndoshta e vetmja gjë që kishte për të mbajtur shpirtin gjallë.
Por ajo që ndodhi, e theu zemrën e botës. Teksa një gazetar i afrohej për ta filmuar, vajza ngriti sytë drejt tij sy të mëdhenj, të lodhur, por të pastër si qielli para stuhisë dhe i zgjati atij pak nga buka e saj. Një copëz e thatë, por e mbështjellë me dhembshuri të pafundme.
E uritur vetë, ajo mendoi se ndoshta edhe ai ishte si ajo. Sepse në mendjen e një fëmije të pafajshëm, uria nuk ndahet në “i yti” dhe “i imi” ajo është e përbashkët. Dhe buka, sado pak të jetë, ndahet gjithmonë.
Në atë çast, nuk ishin rrënojat që flisnin, por zemra e saj e pastër. Një zemër që, ndonëse rrethuar nga luftë, nuk kishte humbur dashurinë. Në mes të dhimbjes, ajo i dha botës një mësim që nuk e mësojmë dot as në shkolla.
Sepse ndonjëherë, në botën që digjet, është një dorë e vogël që na kujton çfarë do të thotë të jesh njeri.
