“Gjithë jetës na ka sjellë probleme”, reagon vëllai i Krivaqës: Të marrë dënimin e merituar

Familjarë të Dardan Krivaqës kanë thyer heshtjen pas ngjarjes së rëndë Ferizaj. Vëllai i tij, Kastrioti, në një postim në Facebook distancohet nga veprimet e tij dhe kërkon dënimin e merituar për të.

Kastrioti shprehet se i vëllai gjithë jetës u ka sjellë probleme dhe se asnjëherë nuk i ka pranuar këshillat e familjes.

 “Unë si vëlla i madh jam përkujdesur për familje qysh në moshë shumë të re nga se herët kam mbetë pa baba, por jam mundu që “vëllaun” ta këshilloj dhe ndihmoj”, por ai asnjëherë nuk e ka dëgjuar askënd”, thotë ai.

Dardan Krivaqa është arrestuar sot nga Policia e Kosovës pas dy ditësh në arrati mbasi dhunoi për vdekje partneren e tij 18-vjeçare Marigona Osmani. Në pranga është vënë edhe Arbër Sejdiu, i cili sipas autoriteteve ka qenë gjithë kohës i pranishëm dhe ka marrë pjesë në dhunimin e të resë. s.b/abcnews.al/

Share With:
Translate »
204 Views