Gjykata e Lartë autorizon spitalin të heqë aparaturat e të voglit Alfie

Një gjykatë e lartë në Londër ka autorizuar mjekët të heqin aparaturat që mbajnë në jetë të voglin Alfie Evans, një bebe 21-muajshe i shtruar në spitalin pediatrik të Liverpoolit, nga një sëmundje neurologjike e cila ende nuk është diagnostikuar.

Vendimi është kundër dëshirës së prindërve, Tom Evans dhe Kate James, të dy njëzetvjeçar, që kishin propozuar një trajtim në spitalin e fëmijëve Gezu të Romës.

Sipas gjykatësit Hayden, Alfie tani ka vetëm nevojë të prehet në paqe. Për këtë i ka dhënë të drejtë mjekëve të Liverpool të cilët mendojnë se mbajtja në jetë nëpërmjet aparaturave është ‘johumane’. Por prindërit e Alfie po vlerësojnë nëse duhet të hedhin në apel vendimin e Gjykatës së Lartë.

Tani për Isaiah Haastrup, 11 muajsh, i cili ka një dëmtim celebral që nga lindja, për shkak të mungesës së oksigjenit, King’s College Hispital i Londrës është autorizuar për të zbatuar vendimin e gjykatës.

Share With:
Translate »
939 Views