Gjyqi për vrasjen e Martin Canit, merret vendimi për Mario Përlleshi

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë, dhe ka kaluar për gjykim dosjen ndaj Mario Përlleshin, i mituri që dyshohet se vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij Martin Cani.

Vendimi është marrë sot në seancën me dyer të mbyllura ku ishin të pranishëm familjarët e Martinit të ndjerë, bashkë me shokun e tij, Luisin, që mbeti i plagosur në ngjarjen e rëndë që tronditi vendin në nëntor të vitit të kaluar.

Gjykata rrëzoi edhe kërkesën e paraqitur nga pala mbrojtëse për gjykim të shkurtuar.

Muajin e kaluar, përmes avokatit mbrojtës, Mario Përlleshaj dorëzoi kërkesë në Gjykatën e Apelit për zëvendësim mase sigurimi personal. Pas shqyrtimit, Gjykata e Apelit në Tiranë rrëzoi kërkesën.

Martin Cani u vra më 18 nëntor pak metra larg shkollës “Fan Noli” në kryeqytet. Nga sherri mbeti i plagosur edhe shoku i tij, Luis Meçja.

Share With:
Translate »
68 Views