Gjyshi shpallet fajtor për vdekjen e mbesës 18 muajshe

Ngjarja ndodhi në Korrik të 2019-ës, por vetëm dje u mor vendimi për shpalljen fajtor të Salvatore Anello, gjyshit që akuzohej për neglizhencë ndaj mbesës dhe vrasje nga pakujdesia.

Chloe Valparaiso 18 muajshe ra nga dritarja e anijes së Royal Caribbean. Ajo ndodhej me gjyshin në ato çaste dhe ky i fundit e kishte humbur vëmendjen për pak sekonda.

Salvatore kërkoi gjykim të shkurtuar duke mos pranuar të mbrohej me qëllimin për t`i dhënë fund shpejt makthit të familjes.

Gjykata në Indiana e shpalli fajtor dhe do t`i japë dënimin që do e kryejë në formën alternative të shërbimit të provës dhe jo në burg.

Ndërkaq familja do të vazhdojë luftën ligjore me Royal Caribbean  për faktin se lanë dritaren hapur dhe pa mbikëqyrje.

Share With:
Translate »



188 Views