“Gjysma ime më e mirë!” Edi Rama bën dedikimin romantik për të shoqen dhe e ka një arsye pse!

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama, do të marrë pjesë në Womans Entrepreneurship Day.

Nëpërmjet një statusi në Twitter, ajo ka shkruar se ndihet e privilegjuar që është pjesëmarrëse në evenimentin e rëndësishëm për gratë sipërmarrëse në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta.

“E privilegjuar që jam sot në #WomensEntrepreneurshipDay të bashkoj zërin me @CherieBlairFndn për gratë sipërmarrëse në vendet me të ardhura të mesme e të ulëta. Pavarësisht sfidave të këtij viti unikal në jetën tonë, gratë sipërmarrëse mbeten shembuj shprese! Mbeshtetini ato!’, shkruan Linda Rama.

Ky lajm duket të ketë gëzuar shumë edhe kreun e qeverisë i cili ka shprehur gjithë krenarinë e tij nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale.

Rama ka shpërndarë postimin e të shoqes duke shkruar “Me këto fjalë në Twitter, Linda, gjysma ime më e mirë, ka publikuar këtë video me rastin e Ditës Botërore të Grave Sipërmarrëse.”

Share With:
Translate »
493 Views