Goca e babit! Tayna i uron me fjalët më të ëmbla ditëlindjen të atit

Reperja më e komentuar e momentit, Tayna, është një ndër emrat më të ndjekur në rrjete sociale.

Ajo numëron mijëra fansa dhe ndan shpesh me ta momente nga përditshmëria, duke u përpjekur t’i përfshijë ata sa më shumë në jetën e saj.

Në çdo gëzim familjar, Tayna e ka të pamundur të mos publikojë një foto me personat e saj të dashur, të ëmën dhe të atin.

Siç e dimë, reperja është vajzë dhe vetme dhe sigurisht është tepër e lidhur me ta.

Ajo është “e llastuara” e babit, i cili ka festuar sot ditëlindjen.

Tayna nuk ka harruar t’i bëjë një urim special në Instagram me fjalët më të ëmbla, krahas një fotoje me prindërit e saj.

“Gëzuar ditëlindjen babi! Jam shumë mirënjohëse edhe e lumtur që t’kam! Të duam!”- shkruan reperja.

Meqë ra fjala, me cilin nga prindërit ju ngjason më shumë?

Share With:



211 Views