Gold Ag feston për herë të parë ditëlindjen si baba dhe bashkëshortja u kujdes t’i bënte dedikimin më të ëmbël

Artisti shumë i dashur për publikun shqiptar, Gold Ag feston ditën e sotme 35 vite jetë. Me këtë rast, ai ndau në rrjetet sociale një fotografi së bashku me nënën, bashkëshorten dhe të birin, Guerilin, krahas së cilës ka shkruar:

“Faleminderit Zoti im për të mirat e panumërta, që edhe po të dua ti numëroj nuk do të mundem kurrë. Sot 35 vite jetë ❤️ELHAMDULILAH”.

Dhe në këtë ditë kaq speciale, nuk kishte si të mungonte një urim nga bashkëshortja e tij, Ermira, e cila ka publikuar disa foto të reperit së bashku me djalin e tyre.

“Urime ditëlindjen dashni. Babi më i miri.”, ka shkruar ajo krahas fotove.

Share With:
Translate »
146 Views