Gonorrea gjatë shtatzënisë, manifestimi i infeksionit bakterial me shenjat e para sinjalizuese

Gonorrea është një infeksion seksualisht i transmetueshëm dhe mjaft ngjitës që mund t’ju vendosë në rrezik më të lartë të abortit, këputjes së membranave para lindjes dhe lindjes së parakohshme të fëmijës.

Nëse infektoheni gjatë lindjes, mund ta kaloni infeksionin tek fëmija juaj, me pasoja të rënda për sytë e tij. Nëse keni gonorre gjatë shtatzënisë, ju dhe partneri juaj do të trajtoheni me antibiotikë, shkruan burimi Baby Center përcjell Gazeta Shneta.

Çfarë është gonorrea?

Gonorrea është një infeksion bakterial që mund të transmetohet përmes marrëdhënieve gjenitale, orale ose anale. Mund të përhapet gjithashtu nga një grua e infektuar tek fëmija i saj gjatë lindjes.

Periudha e inkubacionit (koha që duhet që një infeksion të zhvillohet) është zakonisht dy deri në 10 ditë pas ekspozimit.

Gonorrea është shumë ngjitëse, kështu që nëse keni marrëdhënie intime të pambrojtur me një partner të infektuar, ka të ngjarë që ju të infektoheni në këtë mënyrë.

Më shumë se 583,000 raste të gonorresë u raportuan në Shtetet e Bashkuara në vitin 2018, një rritje prej 63 për qind që nga viti 2014.

Si mund të ndikojë gonorreja në shtatzëni tek fëmija im?

Nëse keni gonorre gjatë shtatzënisë, mund të keni një rrezik më të madh për:

– Aborti spontan;

– Infeksioni i qeses amniotike dhe lëngut;

– Thyerja e membranave para lindjes dhe

– Lindja e parakohshme.

Trajtimi i menjëhershëm zvogëlon rrezikun e këtyre problemeve.

Nëse keni një infeksion të gonorresë kur filloni lindjen, mund t’ia kaloni bakteret foshnjës tuaj.

Gonorreja tek të porsalindurit më së shpeshti prek sytë. Si masë parandaluese, Akademia Amerikane e Pediatrisë dhe Task Forca e Shërbimeve Parandaluese të SHBA-së, rekomandojnë fuqimisht (dhe shumica e shteteve kërkojnë me ligj) që të gjitha foshnjat të trajtohen me pika mjekësore ose pomada sysh menjëherë pas lindjes.

Nëse nuk trajtohet, një infeksion i gonorresë tek një foshnjë mund të shkaktojë verbëri ose të përhapet në pjesë të tjera të trupit të foshnjës, duke shkaktuar probleme të tilla si infeksionet e gjakut ose të kyçeve dhe meningjiti.

Simptomat e gonorresë në shtatzëni

Gonorrea nuk shkakton gjithmonë simptoma, kështu që mund të mos jeni në gjendje të tregoni se jeni infektuar.

Nëse keni simptoma, ato mund të ndryshojnë në varësi të asaj se cila pjesë e trupit tuaj është e infektuar.

Nëse qafa e mitrës, vagina ose uretra janë të përfshira, simptomat tuaja mund të përfshijnë rrjedhje jonormale vaginale, djegie ose dhimbje gjatë urinimit, njolla dhe dhimbje gjatë marrëdhënies intime.

Share With:
Translate »
102 Views