Homazhet për regjisoren/ Fjalimi prekës i të shoqit: Vjosa njihej për shpirtin e saj luftarak!

Sot u zhvilluan homazhet për regjisoren Vjosa Berisha në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Shumë familjarë dhe personalitete të shquar ishin të pranishëm,

Ndër ta përmendim: Agim Ademi, Melihate Temkolli, Eliza Hoxha, Abelard Tahiri e Mimoza Kusari – Lila etj.

Bashkëshorti i Vjosës, Fatos Berisha mbajti një fjalim prekës. Ai i ka falënderuar mjekët që u kujdesën për Vjosën.

“Ju falënderoj të gjithëve që jeni këtu sot, që të ndani dhimbjen me familjet tona Berisha dhe Istrefi. Do t’i falënderoj të gjithë njerëzit nga anë e mbanë bota që e kanë përkrahur Vjosën gjatë sëmundjes së vështirë. Dua të falënderoj mjekët që janë kujdesur për Vjosën, mjekët infermierët, klinikën në Gjermani dhe spitalin në Londër”, theksoi Berisha.

Më tej, ai shtoi se Vjosa njihej për shpirtin e saj luftarak.

“Të gjithë ne që jemi këtu e kemi njohur Vjosën, shpirtin e saj luftarak, para të gjithave sfidave. Po të mos ishin sfidat, Vjosa nuk kishte qenë e tillë. Gjitha betejat i ka tejkaluar, ndoshta përveç kësaj. Ajo e ka sfiduar edhe këtë me faktin që i ka dhënë mbështetje shumë njerëzve me sëmundjen e kancerit, sidomos vajzave dhe grave. Ju falënderoj për pjesëmarrjen, ju njoftojmë se varrimi është në varrezat e Prishtinës në ora 17:00”, shtoi ai.

Share With:
Translate »
220 Views