Gonorrea, një nga infeksionet që mund të shkaktojë humbje të shtatzënisë

Megjithëse është e vështirë të përcakohet se cilët janë faktorët që ndikojnë në humbjen e shtatzënisë, egzistojnë tre lloje të infeksioneve që mund të sjellin efekte anësore.

Ekspertët tregojnë se është e rëndësishme që të merrni masa paraprake për të ulur rrezikun nga prekja e një infeksioni gjatë shtatzënisë shkruan VeryWellFamily, transmeton Gazeta Shneta.

Deri më tani, ata kanë bërë të ditur se shkaku i zakonshëm i humbjes së shtatzënisë janë anomalitë kromozomale.

Infeksionet e përmenduara më poshtë mund të mos jenë ndër shkaqet e zakonshme të humbjes së një shtatzënise, mirëpo disa mund të sjellin efekte negative.

Vaginoza bakteriale (BV): Vaginoza bakteriale është prezenca e numrit të lartë të bakterieve, duke përfshirë ureaplazmën dhe mikroplazmën.Simptomat mund të jenë të lehta dhe BV shpesh nuk kërkon trajtim për gratë shtatzëna.

Klamidia: Klamidia është një nga infeksionet e zakonshme që transmetohen seksualisht.Nëse nuk trajtohet, ajo mund të shkaktojë probleme me sëmundjen inflamatore të legenit (PID).

Gonorrea: Edhe pse nuk ka prova të mjaftueshme, dyshohet se gonorrea shkakton humbje të shtatzënisë.Simptomat përfshijnë shkarkim vaginal dhe dhimbje në urinim.z6

Share With:
Translate »
258 Views