Gratë të cilat janë të ekspozuara në këta faktorë mund të përballen me abortin

Fillimi i një shtatzënie, po që gërsheton në vete emocione të ndryshme, shqetësime e copëza lumturie në njejtën kohë.

Gratë shtatzëna janë ato të cilat përjetojnë më shumë këto emocione, duke u përkujdesur që shtatzënia e tyre të shkojë mbarë deri në fund.

Mirëpo, padyshim se frikat gjatë këtij rrugëtimi shtohen dita e ditës. Aborti, i cili në tremujorin e parë shfaqet në 50% të rasteve, ai mund të jetë një nga shqetësimet në fillimet e shtatzënisë.

Sipas Verywell Family, aborti në tremujorin e parë mund të jetë si rezultat i anomalive kromozomale, transmeton Gazeta Shneta.

Kromozomet janë ato që përmbajnë të gjitha informacionet që i nevojitet trupit për zhvillim. Gjatë konceptimit, kur gamete takohen, ndonjëherë rezultojnë më shumë ose më pak kromozome.

Por, përvec anomalive kromozomale, ekzistojnë edhe disa faktorë tjerë që ndikojnë në abort:

-droga;

-infeksionet;

-obeziteti, presioni i gjakut, diabeti, sëmundjet autoimune;

-problemet me placentën;

-duhani.

Share With:
Translate »
102 Views