Griezmann bëhet baba për herë të 4-t, Shai prish ‘magjinë’ e datës 8 prill dhe thyern ‘rregullin’ e familjes
Në kohën kur po lufton për lavdi me Atletico Madridin në Botërorin e Klubeve, Antoine Griezmann ka marrë asistin më të bukur jashtë fushe: ardhjen në jetë të fëmijës së tij të katërt.
‘Ylli’ francez e ndau lajmin e gëzueshëm me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke postuar një foto plot emocion ku shihen duart e katër fëmijëve të tij. “Më 15 qershor erdhi në jetë Shai Griezmann Choperena, pjesa që i mungonte në pazëllit tonë”, shkroi sulmuesi i Atletico-s, duke prekur zemrat e tifozëve dhe miqve të tij anembanë botës.
Por këtë herë, Griezmann “theu rregullin e artë” të familjes. Në një rastësi të rrallë që kishte bërë gjithmonë bujë, tre fëmijët e parë të tij – Mia (2016), Amaro (2019) dhe Alba (2021) – kishin lindur të gjithë më 8 prill. Shai është e para që zgjedh të vijë në këtë botë në një datë tjetër, më 15 qershor, duke i dhënë fund “magjisë” së kësaj date të veçantë për familjen Griezmann.
Ndërsa Griezmann përpiqet të çojë Atletico Madridit drejt një tjetër trofeu historik, ka edhe një arsye më shumë për të festuar: familja e tij është e kompletuar dhe zemra e tij më e mbushur se kurrë. Një gol jashtë fushe që vlen më shumë se çdo trofe!
View this post on Instagram