Will Smith zbulon gabimin më të madh që ka bërë me fëmijët

Will Smith ka reflektuar mbi një nga gabimet më të mëdha që mendon se ka bërë si prind. Aktori 56-vjeçar thotë se tani ka dyshime për një këshillë që u ka dhënë fëmijëve të tij, Trey, Jaden dhe Willow, ndërsa ata po rriteshin.

Smith, i cili ka djalin Trey, 32 vjeç, me ish-bashkëshorten Sheree Zampino dhe Jaden, 26 vjeç, si dhe Willow, 24 vjeçe, me Jada Pinkett Smith, u ka thënë që në fillim fëmijëve të tij që kurrë nuk duhet të gënjejnë prindërit e tyre. Në atë kohë, ai besonte se ndershmëria do të ndërtonte besim. Sot, ai nuk është më aq i sigurt se kjo ishte këshilla e duhur.

Në një paraqitje në emisionin radiofonik britanik Heart Breakfast me Amanda Holden dhe Jamie Theakston, ai rrëfeu:
“Bëmë një gabim të tmerrshëm me fëmijët tanë. Vendosëm të ishim radikalisht të sinqertë. Mos e bëni!”

Ai shtoi me humor se ndonjëherë do të kishte dashur të mos dinte disa nga gjërat që Jaden dhe Willow bënin.
Nuk po e mbroj këtë metodë. Bëmë një marrëveshje shumë herët me fëmijët: nëse tregoni të vërtetën, nuk do të keni probleme. E vetmja mënyrë për të futur veten në telashe në këtë shtëpi është të bëni diçka dhe të mos tregoni të vërtetën.”

“Ishte një gabim. Një gabim i tmerrshëm, sepse ata bëjnë çfarë të duan dhe pastaj vijnë e ta tregojnë. Është e tmerrshme, mos e provoni. Në fakt, ndonjëherë do të dëshironit që fëmijët të gënjenin. Nuk doni të dini gjithçka që fëmijët tuaj po mendojnë të bëjnë.”

Kur Amanda e pyeti nëse Jaden do të marrë pjesë në turneun botëror të Will Smith dhe DJ Jazzy Jeff, në mbështetje të albumit të tij të parë pas 20 vitesh, Based on a True Story, Will u përgjigj me shaka:

“Nuk mund ta konfirmoj dhe as ta mohoj pjesëmarrjen e Jaden Christopher Syre Smith.”

Më pas Jamie shtoi: “A nuk bën ai çfarë i thotë babai?”
Will u përgjigj: “Jo! Nuk e bën. Unë do të jem në turne gjithë verën, por ai do të shfaqet ndonjëherë, patjetër.”

Share With:
Translate »
48 Views