Grimieri shqiptar blen zyrat që pastronin dikur prindërit e tij në New York
Make-up artisti shqiptar, më i njohuri në Amerikë, Mario Dedivanovic, i cili u bë i famshën nga Kim Kardashian, në 37-vjetorin e tij i ka bërë vetes një dhuratë të çmuar. Disa zyra në New York, që pastronin dikur prindërit e tij emigrantë, sot janë në pronësinë e Marios.
“Në ditëlindjen e 37-të, mora çelësat e këtyre zyrave në NYC. u zgjova i lumtur për të ardhmen, por mbi të gjitha kam realizuar një ndër ëndrrat 20 vjeçare. Unë gjithmonë ëndërroja që unë të jetoja në NYC, sot është realitet. Sot jam njeriu që ka dashur gjithmonë të jem.”
Mario tregoi se edhe në Amerikë, atje ku je thjeshtë një pikë uji në oqean, nëse ke forcën dhe dëshirën që ëndrrat e tua të mos i lesh vetëm në sirtar, ia del sidoqoftë.
“Ju lutem mos hiqni dorë nga ëndrrat tuaja. Duhen shumë vite, por besoni se jeni i fortë”.
Një mesazh që duhet t’ia thoni vetes çdo ditë. Mario u bë i famshëm në Shqipëri, pasi Kim Kardashian postoi në rrjetet sociale, një video ku ai i mësonte asaj të fliste shqip