Gripi “gjunjëzon” Kukësin, Pediatria vetëm me dy mjekë

Mesatarisht 100 fëmijë paraqiten çdo ditë në urgjencën pediatrike të Spitalit Rajonal të Kukësit, të prekur nga gripi dhe virozat e stinës.

Por mjekët nuk flasin për situatë alarmante.

Pjesa më e madhe merr ndihmën e parë dhe këshillat e nevojshme dhe trajtohet në shtëpi. Vetëm rastet më të rënda shtrohen në spital.

Këto pamje tregojnë fluksin e pazakontë që nga ana tjetër nxjerr në pah problematikën e mungesës së mjekëve specialistë.

Pediatria ka vetëm dy mjekë nga 4 që ishin dikur. Ndaj urgjenca mbulohet edhe nga mjekët pediatër të Maternitetit të Kukësit.

Ndërkohë në Kukës janë evidentuar edhe dy raste të fëmijëve të prekur nga fruthi.

Share With:
Translate »
556 Views