Gruaja e deputetit shqiptar humb fëmijën në muajin e tretë

Dy persona para dhjetë ditëve kanë dashur që ta rrëmbejnë deputetin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismas, Milaim Zekën.

Milaim Zeka tregoi se ishin dy veta qe kanë ndjekur me makinë. Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci është shprehur se makina drejtohej nga një i mitur dhe nuk kishte patentë.

Mirëpo kjo ngjarje ka shqetësuar familjen e deputetit dhe emisioni “Frontal” ka mësuar se bashkëshortja e tij Edlira ka humbur fëmijën në muajin e tretë të shtatzënisë shkruan Frontal.

Kujtojmë që Milaimi do bëhej baba për herë të pestë. Ai ka dy vajza nga martesa me Edlirën dhe dy vajza nga martesa e parë.

Share With:
Translate »
609 Views