Gruaja e pasur i thotë doktorit se ajo nuk është e lutmur në jetë. Por ja çfarë fjalësh i tha pastruesja që jeta e saj ndryshoi

Një zonjë e bukur e veshur me veshje elegante shkoi tek psikiatri i saj duke thënë se jeta e saj ishte e pakuptimtë dhe ajo nuk ishte e lumtur. Kështu që terapisti e thirri pastruesen e tij dhe i kërkoi asaj t’i shpjegonte gruas së pasur se si e kishte gjetur ajo lumturinë.

Ai i tha zonjës së bukur se gjithçka që duhej të bënte ishte të dëgjonte, dhe ajo do ta kuptonte gjithashtu.

Ajo vuri poshtë fshesën e saj, u ul në një karrige dhe ia tregoi gruas elegante historinë e jetës se saj. Njëherë e një kohë, ajo kishte gjithçka, dhe tani i kishte humbur të gjitha – ajo humbi burrin e saj nga malaria dhe e humbi fëmijën e saj në një aksident me makinë vetëm tre muaj më parë, dhe kështu ajo e gjeti veten të vetme. Ajo nuk mund të hante, nuk mund të flinte dhe kurrë nuk buzëqeshi me askënd. E trishtuar dhe e tronditur, ajo mendonte ti jepte fund jetës së saj.

Por një mbrëmje, një kotele e ndoqi deri në shtëpinë e saj dhe ishte diçka që ndryshoi jetën e saj përgjithmonë. Ajo kishte ndjerë keqardhje për kotelen të vetme në të ftohtë, dhe kështu që ajo e mori atë dhe e ushqeu. Sapo e kishte konsumuar të gjithë qumështin në pjatë, ajo u pastrua dhe u struk poshtë këmbëve së saj, dhe për herë të parë në ato muaj, Meri buzëqeshi.

Kur Meri kuptoi se si e ndihmoi këtë kotele të gjorë të kishte ushqim dhe një vend të ngrohtë, ajo arriti nërfundimin se ndoshta duke ndihmuar më shumë njerëz në jetën e saj, ajo mund të gjente lumturi.

Ditën tjetër, ajo filloi udhëtimin e saj për të ndihmuar të tjerët, dhe kështu ajo bëri atë ditë dhe çdo ditë më pas dhe kjo mënyrë i ndryshoi jetën asaj. Me kaq mbaroi tregimi për zonjën e pasur.

Share With:
Translate »
424 Views