Gruaja lë foshnjen 22 ditëshe të vdesë nga uria
Një nënë ka lënë foshnjen e saj 22 ditësh të vdesë nga uria kur po udhëtonte nga Indiana në Florida. Rubi Stefens, 26 vjeç, po udhëtonte me të shoqin Roi për të kaluar Krishtlindjen me familjen në dhjetor të vitit 2014.
Betsey Kee u zbulua pas disa orësh e vdekur pasi familja e la atë vetëm. Është menduar që foshnja, e cila është ngjizur kur gruaja kishte një lidhje jashtë martese, kishte vdekur tre orë e gjysmë para se të gjendet.
Rubi u deklarua fajtore për vrasjen e shkallës së parë në një seancë gjyqësore në Gainesville, Florida. Burrit të saj Roy iu dha gjithashtu një dënim me burg t% përjetshëm pasi u dënua për vrasje të shkallës së parë.
Ai pretendoi se nuk ishte në dijeni se gruaja e tij nuk po e ushqente fëmijën. Dy fëmijët e tjerë, një dhe dy vjeç, janë vendosur nën kujdesin e institucioneve shtetërore.