Gruaja shkoi në çdo klinikë, por pas 25 vitesh i shoqi i tregon pse s’bëjnë dot fëmijë: Më prenë…
Sot në “Shihemi në Gjyq” kanë qenë një çift bashkëshortësh, Besnikja dhe Xhevdeti. Ata deklaruan se kanë 25 vite bashkë, por nuk kanë fëmijë.

Besnikja tha se prindërit e të shoqit e kanë quajtur shpesh “shterpë” dhe se ajo ka shkuar në çdo klinikë të mundshme, ka pirë shumë ilaçe për të ngelur shtatzënë.

Mirëpo, bashkëshorti e shokoi me deklaratën. Xhevdeti tha në studio se fajtori është ai vetë, pasi në vitin 1990 ka bërë një operacion nga apandesiti dhe mjeku i ka prerë gabimisht damarin mashkullor.
Ndonëse sipas tij ai i ka treguar të shoqes, Besnikja tha se ajo nuk e ka ditur.

Besnikja: Prindërit këtij i kanë thënë përzeje se nuk bën fëmijë, është shterpë
Xhevdeti: Unë jam fajtori, e them publikisht. Në vitin 90 jam bërë operim nga apandesiti, doktori më ka prerë një prerje të gabuar, më ka prerë damarin mashkullor dhe nuk bëj fëmijë. Ja kam thënë kësaj dhe familjes së saj
Besnikja: Më ka thënë që është operuar nga apandesiti, asgjë tjetër. Ai nuk më tregoi se mbase mendoi se s’do kishte femër që do qëndronte pastaj, do ikte. Tërë këto vite unë kam qenë në çdo klinikë të Shqipërisë, kam pirë ilaçe që vetëm unë e di çfarë kam hequr
Xhevdeti: I ke pirë për qejf
Besnikja: Si i kam pirë për qejf more? Kur nuk ishe ti në rregull, pse duhet t’i pija unë ilaçet?
Eni Çobani: Nuk i fshihet kjo gjë gruas, është shumë e rëndë.
Xhevdeti: I kam treguar që nuk bëj fëmijë.
Besnikja: Ku më ke treguar ore, po të më kishe treguar pse do shkoja unë klinikave, rrija në shtëpi me ty. Unë shkel çdo derë dhe thonë njerëzit për çfarë punon Xhevdeti, kujt do ja lërë pasurinë?
Xhevdeti: Shtetit do ja lë, unë pasurinë time kam vendosur t’ja jap shtetit, kam bërë dhe testamentin dhe do ja jap komplet shtetit.
Besnikja: Nuk i lë pasuri shtetit ai, se kur kam ardhur unë vetëm një dhomë kishe t’i zotëri. Ajo shtëpi është bërë dhe me krahët dhe mi dhe t’i nuk ia lë kurrë shtetit.
Xhevdeti: Atë e ka shteti dhe fund.
Eni Çobani: Çdo gjë është përgjysmë.
Besnikja tha se në asnjë spital nuk ka dalë rezultati se problemi qëndron tek Xhevdeti, madje dhe disa analiza që bënë në Turqi, tregonin se të dy ishin në rregull dhe mund të lindnin fëmijë.
Ndërkohë, moderatori Ardit Gjebrea kontaktoi me një mjek, i cili sqaroi se damari mashkullor ndodhet në të majtë ndërsa apandesiti në të djathtë dhe nuk ka shumë shanse që të ketë ndodhur ndonjë gabim. Ndoshta ky është një defekt para operacionit ose i lindur.
