Gruaja shtatzënë pëson arrest kardiak në muajin e pestë e pëson vde kje klinike për 7 minuta; Fetusi e risjell në jetë

Shtatzënia konsiderohet si një nga periudhat më emocionuese dhe të gëzueshme në jetën e çdo gruaje. Të qenit mama është një përvojë emocionuese dhe ndryshuese, por fatkeqësish ka dhe komplikacione gjatë shtatzënisë ose lindjes që mund të vendosin në rrezik jetën e nënës ose foshnjes.

Kelley Evans, një mama në pritje të fëmijës së dytë,  përjetoi një nga gjërat më të frikshme që çdo grua shtatzënë mund të përjetojë . Nëna 35-vjeçare pësoi një arrest kardiak për shkak të një gjendje të rrallë e cila shkaktone anomali të ritmit të zemrës.

Kelley  ishte rreth pesë muajshe shtatzënë kur kaloi në vdekje klinike për shtatë minuta dhe zemra e saj ndaloi së pompuari gjak.

Mjekët menduan se ky ishte fundi i shtatzënisë dhe fundi i dhimbshëm i jetës së nënës së re, por ja që mrekullitë ndodhin.

Kellyn e risolli në jetë foshnja që mbante në bark e cila kishte nxitur zemrën të rrihte. Mrekullisht zemra e fetusit pesë muajsh nuk kishte ndaluar së rrahuri dhe nga kjo vdekje klinike shtatë minutëshe nuk kishte pësuar asnjë defekt.  Vogëlushja Ava lindi katër muaj më vonë,  e për mrekulli, vajza e vogël ishte plotësisht e shëndetshme dhe nuk tregonte asnjë problem  nga përvoja traumatike që përjetoi nëna e saj.

Share With:
Translate »
445 Views