Habit reperi: I preva flokët dhe i ruaj në kuti qelqi tek shtëpia e prindërve
Një ndër adoleshentët më të famshëm në botën e rapit, Jaden Smith ka treguar një detaj të pazakontë për flokët e tij.
Përpara ai mbante rasta, por vendosi që ti hiqte në muajin prill dhe vazhdon t’i ruajë në një kuti qelqi në shtëpinë e prindërve të tij, Ëill dhe Jada Pinket Smith.
Këto i tha në daljen e tij për ‘The World According To’, duke shtuar se nuk është penduar: “Rastat janë në shtëpinë e prindërve të mi në një kuti qelqi. Më mungojnë por jam më mirë pa to. Jam i lumtur që mund të bëj dush në darkë dhe nuk do kem ftohtë apo të zgjohem me flokë të lagura.”
Ndërkohë, ai po përgatitet për të sjellë projektin e tij të ri muzikor ‘Icon’, i cili mezi pritet nga ndjekësit.