Fëmija shkatërron produktet kozmetike me vlerë 1.300 dollarë
Një fëmijë ka gjetur vendin e tij për t’u argëtuar duke shkaktuar një dëm prej 1.300 dollarësh. Ka shoqëruar nënën në një nga dyqanet e njohura të markës kozmetike ‘Sephora’ dhe ka shkatërruar disa prej produkteve aty.
Ajo ka qenë e zënë kur vogëlushi ka shkatërruar të gjitha ngjyrat që ndodheshin aty, duke shkaktuar reagime të forta edhe në rrjete sociale.
Një vajzë që publikoi pamjet në Facebook, shkruajti: “Jam e sigurtë se ai mendonte se ishin ngjyra. Tonet janë shkatërruar dhe stafi i Sephora nuk është aspak i lumtur. Nëna, ju lutem dilni të blini make up pa fëmijët. Nuk është argëtuese as për ju, as për ata, as për produktet e shtrenjta.”
Ende nuk dihet nëse ajo do gjobitet për këdëm të shkaktuar nga fëmija, por duket se dyqani është kthyerW në një katastrofë dhe duhet disa kohë për të kaluar krizën.