Halloween më të frikshëm se në shtëpinë e Ronaldos nuk keni parë

Cristiano Ronaldo është i frikshëm, e këtë herë seriozisht. Në profiling e tij në Instagram, kampioni portugez ka publikuar një imazh të frikshëm, por festiv të të gjithë familjes, për festën e Halloween.

CR7 këtë herë panikun e shkakton jo në fushë, por jashtë saj, ku bashkë me Georgina Rodriguez dhe katër fëmijët ka nisur festimet e Halloween. Një pamje e frikshme, që duket se vetëm frikë nuk prodhon: me maska të tmerrshme fëmijët duken plotësisht të zbavitur.

Krejtësisht të paidentifikueshëm për shkak të veshjes speciale, por po aq të gëzueshëm dhe të dëshiruar për të festuar me fansat e tyre në rrjetet sociale. “Halloween të mbarë për të gjithë”, është postimi i CR7 në Instagram.

Mes stërvitjesh e përgatitjesh, në prag të ndeshjes së të shtunës në mbrëmje kundër Cagliari, Ronaldo ka gjetur kohën të largojë presionin dhe ti gëzohet një feste që deri tani ka sjellë ëmbëlsirat…

Share With:
Translate »
705 Views