Harper Beckham ka aftësi të pabesueshme në futboll, shikoni si stërvitet me të atin (video)

David Beckham mund të ketë tre djem por është vajza e tij Harper, e cila do të ndjekë hapat e babait të saj si futbollist.

6-vjeçarja ka lënë të nënkuptohet se do të jetë kapitene e skuadrës angleze të futbollit për femra pas aftësive që ka treguar në një video që ka pushtuar mediat online.

Sportisti ka publikuar dy video bardhë e zi në Instagram teksa shihet duke lozur me vajzën e tij në park. Harper ishte e veshur me rrobat e duhura për një ndeshje futbolli, duke impresionuar babain e saj.

Fansat janë surprizuar nga talenti i Harper, duke komentuar se ajo do të jetë një pasuese e denjë e babait të saj.

Share With:
Translate »
775 Views