Mesazhi prekës! Aborti është një gabim që nuk ka çmim..

Një ditë, e gjeta veten të ulur në zyrën e një mjeku dhe më thoshte se isha shtatzënë. Shtatzënia ime e parë duhej të ishte gëzim por në fakt isha vetëm 19 vjeçe dhe vetëm 2 muaj kisha me të dashurin tim, të cilit kur i thashë që isha shtatzënë me tha që nuk ishte gati dhe ai u largua nga unë.

Nuk kam pasur arsim seksual në shkollën e mesme, nuk kisha idenë se ku të shkoja për një abort.

Kostoja e një aborti ishte 415 dollarë dhe sigurimi nuk e mbulonte procedurën. Isha e papunë, shtatzënë edhe pa asnje të ardhur. Mendoja për prindërit e mi, gjëja e fundit që ata do donin ishte shtatzania ime.

Vendosa për abortin edhe mëngjesin e asaj dite pasi e kisha kryer kisha ndjenja të ngatërruara shkatërrimi.

Për 3 vjet nuk flisja fare për abortin dhe përpiqesha të fshihja ndjenjat e mia. Kisha jetën që kisha ëndërruar, rroba të rehatshme, kartëvizitë biznesi, takime me stiliste por nuk ndjehesha e përmbushur.

Megjithëse vitet kalonin dhe un ndihesha në faj dhe jam munduar që ti bej thirrje femrave që të mos abortojnë sepse do ju ngel peng për gjithë jetën.

Të largosh nje fëmijë nga kjo botë për faj te dikujt apo një gabimi është diçka nuk ka çmim. Ndaj dhe unë po e ndaj këtë histori me ju qe te kuptoni qe ndjenja e abortit është shkatërruese dhe lë pasoja si në trupin tënd por dhe brenda shpirtit.

Prandaj mendohu mirë përpara se te veprosh!

Share With:
Translate »
1033 Views