Harry kritika rrjeteve sociale: Kam humbur nënën nga tërbimi i vetë-prodhuar, nuk do të humbas dhe nënën e fëmijëve të mi

Princi Harry ka deklaruar se i ka thënë shefit ekzekutiv të Twitter, Jack Dorsey, përpara trazirave të 6 janarit në Kapitol se platforma e tij po lejonte të organizohej një grusht shteti.

Në një konferencë virtuale, Duka i Sussex tha: “Jack dhe unë po i dërgonim email njëri-tjetrit përpara 6 janarit kur e paralajmërova se platforma e tij po lejonte të organizohej një grusht shteti.”

Harry gjithashtu tha se kurrë nuk e ka takuar kurrë Dorsey-n.

Ndërtesa e Kapitolit u sulmua nga një grup mbështetësish të Donald Trump. Në javët para trazirave, në mediat sociale pati thirrje për dhunë kundër Kongresit dhe policisë.

Harry kritikoi Tëitter dhe Facebook për lejimin e përhapjes së dezinformimit në platformat e tyre, duke shtuar se shkalla e problemit është e tmerrshme dhe askush nuk është i sigurt prej tij. Po shkatërron jetë dhe po shkatërron familje, tha ai.

“Kam mësuar që në moshë shumë të re se stimujt e botimit nuk përputhen domosdoshmërisht me stimujt e së vërtetës,” tha ai, duke shtuar se shtypi në Mbretërinë e Bashkuar ndërthur fitimin me qëllimin dhe lajmet me argëtimin.

Ai shtoi: “E di shumë mirë këtë histori. Kam humbur nënën time për shkak të tërbimit të vetë-prodhuar dhe padyshim që jam i vendosur të mos humbas nënën e fëmijëve të mi për të njëjtën gjë.”

Harry tha se familja e tij nuk do të jetë në mediat sociale derisa gjërat të ndryshojnë, dhe ai beson se ndryshimi është i mundur.

Duka i Sussex tha se një numër i vogël i llogarive të mediave janë përgjegjëse për një pjesë të madhe të dezinformimit.

“Termi “Megxit” ishte dhe është një term mizogjen dhe u krijua nga një “troll”, u përforcuar nga korrespondentët mbretërorë dhe u rrit në mediat kryesore.”

Share With:
Translate »
116 Views