“Leja e lindjes nuk duhet të jetë vetëm për nënat!”/ Ja çfarë kërkon Meghan Markle për familjet me një të porsalindur

Meghan Markle i ka kërkuar politikanëve amerikanë që të nënshkruajnë një peticion, sipas të cilit çdo familje që bëhet me fëmijë, duhet të paguhet gjatë kohës që kujdeset për të porsalindurin.

Dukesha e Sussex tha se të dy prindërit duhet të paguhen gjatë kohës që nuk shkojnë në punë, sepse kjo është një çështje “humanitare”. Markle kërkoi një ndryshim të tillë pavarësisht faktit se ende e përdor titullin e saj mbretëror “Dukesha e Sussex”.

Sipas “The New York Times”, Dukesha e bëri këtë kërkesë, edhe pse anëtarët e familjes mbretërore britanike kanë qëndruar neutralë ndaj politikës. Markle pranoi në Samitin “DealBook” se ka një “precedent” në familjen e bashkëshortit të saj, Princit Harry, “për të mos u përfshirë në politikë”, por ajo tha se “pagesa e prindërve gjatë kohës që kujdesen për të porsalindurin e tyre, nga pikëpamja e saj, është vetëm një çështje humanitare”.

Markle i paraqiti një letër të hapur Kongresit muajin e kaluar, ku i kërkonte ligjvënësve të votonin në favor të lejes me pagesë dhe i bëri thirrje ligjvënësve republikanë javën e kaluar që ta mbështesnin, përpos faktit që përdor titullin e saj mbretëror.

Një ndihmës i Pallatit Buckingham u ankua për fjalët e Markle, duke thënë se “familja mbretërore nuk e ka fuqinë e fjalës në politikën amerikane”. Në të kundërt, titujt e tyre do të përdoren jashtë kontekstit dhe “njerëzit do të vënë në dyshim motivin e tyre”.

Madje ai shtoi se “Markle nuk ka të drejtë të ketë një zë më të fuqishëm se nënat e tjera në Amerikë”.

Ndërkohë, Markle ka thënë: “Kemi një fëmijë pesë muajsh dhe kjo është një çështje shumë e ndjeshme për ne. E meritojmë pushimin me pagesë, i cili duhet të jetë jo vetëm për nënat, por edhe për baballarët që u duhet të kujdesen për të porsalindurit e tyre”.

Jason Smith, i cili ka qenë një ndër kritikët më të mëdhenj të Markle, i bëri thirrje Dukeshës edhe një herë të enjten që të hiqte dorë nga titulli i saj mbretëror.

Share With:
Translate »
143 Views