Harry tregon si e rriti babai dhe betohet që për fëmijët e tij do jetë ndryshe

Princ Harry foli sërish. Këtë herë jo për jetesën e Meghan brenda familjen, por për fëmijërinë e tij. Në një podcast me Dax Shepard tha: “Kur vjen puna tek prindërimi, unë kam përjetuar një lloj dhimbjeje e ndikuar nga vështirësitë që prindërit e mi kanë kaluar. Por do sigurohem që ta thyej ciklin dhe të mos e trashëgoj.”

“Ka një lloj dhimbje gjenetike që trashëgohet e që kalon nga prindi tek fëmija, por unë do sigurohem që kjo të mos ndodhë tek fëmijët e mi”, thotë Harry.

Harry flet sërish, këtë herë për mënyrën si e

Më pas, duke qenë se nënën e humbi herët, fokusohet tek mënyra se si Charles e rriti atë sipas mënyrës që edhe atë vetë e kishin rritur.

“Unë kurrë s`e kisha vënë re më parë. Kurrë s`e kisha ditur. Por e kuptova dalëngadalë që më rriti njësoj siç e kishin rritur, më çoi në të njëjtë shkollë, më trajtoi siç prindërit e tij e kishin trajtuar atë dhe thashë: Jo, për fëmijët e mi unë do veproj ndryshe”, tha Harry.

Share With:
Translate »
242 Views