Helena Kadare dhe vajzat në homazhet e gjeniut të Letërsisë Shqipe (FOTO)

    

Këtë mërkurë, 3 korrik2024, përcillet për në banesën e fundit kolosi i letrave shqipe, Ismail Kadare. Homazhet publike filluan në orën 09:00 në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Ndërsa në orën 11:30, do të mbahet ceremonia shtetërore e Lamtumirës. Në orën 12:30 kortezhi do të niset në drejtim të varrezave të Tufinës.

Bashkëshortja e tij, Helena Kadare, shihet së bashku me dy vajzat të veshura me të zeza dhe me lot në sy.

Në nder të shkrimtarit, Shqipëria shpalli 2 dhe 3 korrikun ditë zie, ndërsa Kosova shpalli 3 korrikun ditë zie. Në të dy vendet, flamujt janë ulur në gjysmë shtize.

Në ceremoninë shtetërore që do të organizohet nga Kryeministria, do të marrin pjesë krerët më të lartë të vendit, kryeministri Edi Rama me bashkëshorten, Presidenti Begaj me bashkëshorten, Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, po ashtu edhe ministra, drejtues institucionesh të larta, personalitete të kulturës dhe artit si dhe diplomatëve të akredituar në vendin tonë.

Gjithashtu, do të jenë prezentë edhe presidentja dhe kryeministri i Kosovës, Vjosa Osmani e Albin Kurti.

Shkrimtari Ismail Kadare, u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare ditën e hënë.

Share With:
Translate »
63 Views