Zbulohet arsyeja e helmimit masiv në shkollë që çoi 40 nxënës pukjan në spital

Një ngjarje tejet shqetësuese dhe e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Bashkinë e Pukës në njësinë administrative Gjegjan. Rreth 40 nxënës të shkollës 9-vjeçare të këtij fshati janë helmuar gjatë orëve të mësimit. Mendohet se shkak i këtij helmimi masiv kanë qenë dezinfektantët që janë përdorur për pastrim në klasat ku nxënësit mësojnë.

Opinion.al ka siguruar edhe fotot e fëmijëve që po u jepet ndihma e parë mjekësore. Burimet thanë se 27 fëmijë kanë marrë mjekim në ambulancën e Gjegjanit, 3 në spitalin e Pukës dhe 2 të tjerë në spitalin e Rrëshenit. Fotot dëshmojnë qartë edhe gjendjen e mjeruar të spitalit dhe mungesës së kapaciteteve ku janë shtrirë 2 fëmijë në një shtrat për të marrë serumin.

Share With:
Translate »
668 Views