‘Himn për femrat’, Katy Perry zbulon titullin e këngës dedikuar vajzës që pritet të lindë së shpejti
Do të jetë “What Makes a Woman”, kënga e albumit të ri ‘Smile’, që do të dalë në 28 gusht, dy javë pas datës së parashikuar, që Katy Perry ja ka kushtuar vajzës që pritet të vijë në jetë së shpejti.’Është një këngë që tregon se sa e vështirë është të masësh vlerën e vërtetë të një gruaje, sepse femrat kanë shumë vlera’, ka shpjeguar këngëtarja gjatë një chati të një formati amerikan radiofonik SiriusXM.