Video/ Vajza e vogël gjendet e gjallë pas 24 orësh nën rrënoja

Një vajzë e vogël në Beirut është gjetur e gjallë pas 24 orësh nën rrënoja, pas shpërthimit të 2,700 tonëve nitrat amoni.

Teksa skuadrat e shpëtimit kërkonin për të mbijetuar nga shpërthimi katastrofik i të martës, gjetën vajzën e vogël. Në videon e publikuar ekipi shihet teksa përpiqet që të largojë mbetjet nga trupi i vajzës, e cila siç raportohet ishte zënë nga një ndërtesë e shembur.

Sipas mediave lokale, videoja është filmuar mbrëmjen e së mërkurës ndërsa e mitura ndodhej nën rrënoja prej 24 orësh.

Të paktën 135 persona rezulton të kenë humbur jetën deri më tani, ndërsa  5,000 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Share With:



197 Views