Hiperaktiviteti i fëmijëve në shkollë, çfarë duhet bërë? Një sugjerim praktik

Të menaxhosh hiperaktivitetin në shkollë mund të bëhet shumë e vështirë nëse mësuesit  nuk janë formuar në mënyrë të përshtatshme  mbi strategjitë më efikase për të frenuar efektet negative.

Hiperaktiviteti në shkollë nuk mund të menaxhohet duke improvizuar në moment , por është e nevojshme të njihen strategji specifike dhe të sakta.

Një nga gabimet tipike që bëhet përballë këtij problemi, është shpesh procedimi për tentativa dhe gabime , duke u munduar të provohet pak nga të gjitha , duke shpresuar që në mënyrë magjike diçka të funksionojë që herën e parë që e vendos në zbatim. Për fat të keq problemi i hiperaktivitetit në shkollë nuk mund të menaxhohet në mënyrë  përfundimtare nëse nuk do të përgatitet një plan veprimi shumë specifik dhe i saktë.

Të procedosh duke tentuar  “pak nga të gjitha”, jo vetëm që nuk e zgjidh problemin , por madje mund edhe ta përkeqësojë situatën, duke i rritur aspektet problematike që lidhen me hiperaktivitetin.

Për të frenuar sjelljet hiperaktive të fëmijëve , të lidhura me një çrregullim të vërtetë hiperaktiviteti apo me një simptomë të një vështirësie të autokontrollit , është mirë që para së gjithash të krijohet një ambient që të jetë i parashikueshëm.  Edhe në rastin kur , në fakt hiperaktiviteti është i lidhur me një çrregullim specifik si ADHD , mund të jetë irrituar apo të jetë dobësuar nga mjedisi, edhe pse nuk ishte pikërisht kjo që ka shkaktuar problemin specifik.

Të krijosh një mjedis të parashikueshëm për të frenuar aspektet problematike të ‘hiperaktivitetit’, do të thotë, për shembull, të informosh fëmijët për atë që i pret ato gjatë ditës.

Kjo nuk duhet të bëhet në një mënyrë të përgjithshme dhe të shkurtër,por në një mënyrë të saktë,korrekte dhe të detajuar. Disa mësues , për shembull, kanë gjetur si shumë të dobishme ,krijimin e disa kartolinave të vogla , në të cilat prezantohen nëpërmjet vizatimeve apo imazheve të gjitha aktivitetet e parashikuara të ditës , të shënuara për çdo gjysmë ore, praktikisht jepet një informacion i qartë mbi atë se çfarë do të ndodhë hap pas hapi në një ditë.

NJË NGA METODAT PËR TË FRENUAR HIPERAKTIVITETIN NË SHKOLLË , ËSHTË AJO E KRIJIMIT TË NJË AMBIENTI TË PARASHIKUESHËM , QË I INFORMON FËMIJËT PËR ATË QË I PRET GJATË DITËS.

Të dish se çfarë do të ndodhë , krijon një perceptim të kontrollit. Të gjithë, në fakt ,kemi nevojë të dimë se çfarë do të bëjmë në një vend të caktuar , çfarë do të ndodhë , dhe çfarë pritet nga ne . Për fëmijët hiperaktivë dhe me çrregullime të vëmendjes të moshës shkollore , kjo gjë bëhet një nevojë edhe më e fortë.

Problemi i hiperaktivitetit në shkollë , në të vërtetë,shpesh mund të rritet nga ankthi që fëmija ndjen nga fakti që  nuk e di  se çfarë do të ndodhë nga momenti në moment .Duke e shikuar me këtë këndvështrim , dhënia e informacioneve të qarta (edhe vizualisht ) është një nga hapat e parë më të cilat duhet nisur gjithçka.

Share With:
Translate »
817 Views