Kim Kardashian publikon foton e parë pa filtra të vajzës së vogël Chicago
Kim Kardashian është duke shijuar në maksimum momentet e mëmësisë me fëmijët e saj. Ajo është një mama e përkushtuar dhe ka treguar se i pëlqen shumë të kalojë kohë me fëmijët e saj.
Kim është treguar e rezervuar me ndjekësit në Instagram dhe ka postuar foto të vajzës së vogël, Chicago, vetëm me filtra. Por mëngjesin e sotëm ajo ka vendosur të publikojë foton e parë të qartë të Chicago-s. Vajza sapo ka mbushur dy muajshe dhe duket e adhurueshme.
Në foton e postuar, Chicago duket shumë e ëmbël dhe e qeshur, e veshur me rozë. Kim ka ndarë në Instastory dhe disa çaste të tjera, duke u argëtuar me vajzën e saj.