Histori suksesi në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”/ Vuante nga problemet në zemër, nëna shpëton për mrekulli, sjell në jetë foshnjën

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë i cili vjen nga Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”.

Ai ka trefuar se një nënë 38-vjeçare me komplikacione në zemër ka shpëtuar për mrekulli bashkë me foshnjën e saj.

“Naile Kurmekaj, një nënë 38-vjeçare me komplikacione në zemër ka shpëtuar për mrekulli bashkë me fëmijën e saj, falë ndërhyrjes në kohë dhe punës së shkëlqyer të ekipit mjekësor të Maternitetit “Mbreteresha Geraldinë”

Në sajë të bashkëpunimit të mjekëve obstetër-gjinekologë, kardiologë dhe reanimatorë, 38-vjeçarja që u operua me sukses nga ekipi me Dr. Zef Delia, Dr. Lorenc Buzo, Dr. Fatmir Kopani, Dr. Albert Cakani, infermieret Klea Fraholli dhe Eranda Tore, sot gëzon shëndet bashkë me të voglin e saj”, shkruan Rama.

Mjeku Zef Delia ka treguar se gruaja nga Shkodra kishte ardhur me urgjencë dhe iu nënshtrua menjëherë operacionit, ku fatmirësisht solli në jetë foshnjën e saj dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Share With:
Translate »
71 Views