Historia e 3-vjeçares angleze që u rrëmbye gjatë pushimeve në 2007-n: Prindërit marrin lajme të trishta

Historia e rrëmbimit të 3-vjeçares Madeleine McCann në vitin 2007, ndërsa ishte me pushime në Portugali, tërhoqi vëmendjen e botës për vite me radhë, ndërsa dilemës për fatin e saj iu kushtua edhe një dokumentar (The Disappearance of Madeleine McCann, në Netflix).

Historia e dhimbshme e 3-vjeçares angleze që u rrëmbye

Këto ditë autoritetet gjermane u kanë dhënë lajmin e trishtë prindërve të saj se besojnë që vajza e tyre ka vdekur. Pavarësisht kësaj, prindërit vazhdojnë të jenë shpresëplotë se një ditë ajo do të gjendet e gjallë.

Historia e dhimbshme e 3-vjeçares angleze që u rrëmbye

“Ne besojmë se vajza ka vdekur”, tha Hans Christian Wolters, nga Zyra e Prokurorit Publik Braunschëeig, për BBC, të enjten.

Të mërkurën, Policia Metropolitane e Londrës njoftoi se kishte identifikuar një të burgosur gjerman 43-vjeçar si të dyshuar për çështjen McCann. Autoritetet britanike nuk do të zbulonin se për çfarë ishte arrestuar i dyshuari, por Wolters tha se ai është, “një abuzues seksual që tashmë është dënuar për krime kundër vajzave të vogla dhe po vuan një dënim të gjatë”.

Historia e dhimbshme e 3-vjeçares angleze që u rrëmbye

Lidhur me të arrestuarin një prej fqinjëve ka thënë: “Ai nuk donte të bënte miq. E shikonim rrallë në shtëpinë e tij, sepse kalonte më shumë kohë në furgon”.

Historia e dhimbshme e 3-vjeçares angleze që u rrëmbye

Madeleine u zhduk nga vila e pushimeve në rajonin Algarve të Portugalisë më 3 maj 2007, ajo ishte në dhomë duke fjetur me vëllain dhe motrën më të vogël, ndërsa prindërit po darkonin në restorantin e resortit.

Historia e dhimbshme e 3-vjeçares angleze që u rrëmbye

Megjithëse prej vitesh është spekuluar shumë për fatin e Madeleine, deri më sot, njerëzit pretendojnë se e kanë parë atë në vende në të gjithë botën, por ende nuk ka përgjigje konkrete.

Share With:
Translate »
723 Views