Historia e pabesueshme e një nëne të re, lindi në hotel duke përdorur si guidë YouTube-n

Tia Freeman, një amerikane nga Nashville, Tennessee, pësoi një helmim ushqimi dhe ndaloi në Stamboll për një kontroll para se të fluturonte për në Gjermani, më 7 mars.

22-vjeçarja tha se ishte në muajin e fundit të shtatzënisë, por këtë nuk ia tha askujt, ndaj rezervoi një biletë për Gjermani duke menduar se do të kishte kohë derisa fëmija të vinte në jetë. Freeman e ndau me të gjithë në Tweeter aventurën e saj para lindjes sapo i nisën kontraktimet. Ajo nuk e dinte numrin e urgjencës në Turqi, prandaj vendosi t’i drejtohet YouTube-t për udhëzime.

“Në mënyrën e vërtetë të mijëvjeçarit, vendosa të ndjek YouTube-n”, – shkroi ajo.

Freeman tha se u shtri në vaskë pasi e mbushi me ujë të ngrohtë për të siguruar një pozicion ideal për të marrë mësime online. Në këtë pikë, kontraktimet filluan të bëheshin më të shpeshta dhe i biri kishte filluar të lëvizte më shpejt.

Pasi doli placenta, Freeman sterilizoi disa këmisha të bardha për të prerë kordonin e bebit. “Në Turqi, të gjithë pijnë çaj ose kafe, kështu që çdo dhomë hoteli ka një çajnik elektrik. Kështu që unë vlova ujë që ta përdorja për pastrim.

Djalin e shëndetshëm, Freeman e quajti Xavier.

Kur u kthye në aeroport të nesërmen për fluturimin, punonjësit e aeroportit u shokuan për fëmijën e sapolindur. Pasi Freeman u shpjegoi çfarë kishte ndodhur, Turkish Airlines e pagoi për dy javë qëndrimin në hotelin e Stambollit dhe i ofroi nënës së re një ekip mjekësor për të kontrolluar beben dhe atë.

“Stafi ishte absolutisht shumë i mirë. Më ndihmuan me bagazhet dhe me ushqimin në dhomë, por edhe me djalin kur qante”, – tregoi 22-vjeçarja.

Freeman dhe i biri janë shumë mirë me shëndet një muaj më vonë.

Historia e pabesueshme u publikua edhe në Twitter dhe u bë virale në të gjitha mediat sociale, ku përdoruesit e përgëzojnë Tia-n për kurajën e jashtëzakonshme.

Share With:
Translate »
582 Views